Kush është kjo zonjë ç’e bukur vjen?
Më shumë se hënza, si dritë shkëlqen.
Duket e zgjedhur mbi ylët e qiellit
e ka faqen për mbjatu diellit!
Kur erdh dita e thënë
la Shën Mëria jetën tonë.
Te Parrajsi Ynëzot e shkoi
me gjithë kurmin fjuturoi.
Mali të falen, dejti e kroi,
birraka e lumi, llaka e përroi.
Dita shkëlqimez e errësia,
mbi tij harepset mbaru gjithia.
Moj ju të xëni doni, o kopile,
kush është kjo lule, kjo trëndofile?
Kush është ky i madh, i ri shurbes,
çë dheun thavmasuer lë ndë gjithë pjesë?
Kjo zonjë hadhjare është ajo grua
çë me Perëndinë më u lartësua;
është ajo vashëz ç’ëven ndërroi,
ajo na therti, kjo na shëroi.
Ajo Parrajsin neve mbulliti
kjo e hapu e mirë e diti.
Eva mbi gjithë ne, mbjodh mallkime,
Mëria, bekuar, na mbjodh bekime.
Mos e harromi një ditë, një herë,
për mall të duami gjatë e gjerë,
me ne gjithë natën mbeftët kjo,
ditën si shoqëz na paftë ajo.

0 comments:
Post a Comment