Thursday, January 26, 2012

Poezi nga Rudina Madani

Pa busull

Nuk e kam mbyllur derën pas meje
në shpresë se do gjej gjithshka siç e lashë
në ikje e sipër.

Udhëtova paorientueshëm
si farërat e luleve të egra
që era i çon të mbijnë
atje
ku s’ua pret mendja.

Por
qoftë i pamallkuar kush më solli në jetë
nën këtë lëkurë kaq të brishtë.

Nuk pati shumë të më japë,
veç një zemër të kafshueshme e të butë
që gulçon
nën këtë qiell të huaj.





Çdo ndalesë

çdo ndalesë
është shkak i një premtimi
që pritet të mbahet heredokur…
është
një monedhë e hedhur në ajër
për të sfiduar fizikat që njohim
me faqe kokëforta statistikash
çdo ndalesë
është nata e dita,
është uji që pret të shndrrohet në verë,
janë peshqit e buka që presin të shtohen në kanistër,
është shpirti yt i padëmtuar nga virusi i dyshimit,
me endrrën e përjetshme për të ndërtuar shtëpi...

çdo ndalesë qenke ti,
i domosdoshem
si nje hartë me koordinata te sakta

i qetë,
si faqja e paprishur e një lumi
ku sa herë që shihem
s’i vë re difektet….


0 comments:

Google