Monday, January 16, 2012

Pendim


Nga Jorge Luis Borges

Kam kryer më të rëndin e mëkateve
që njeriu mund të bëjë. S’kam qenë
i lumtur. Lashë akujt e harresës
të më merrnin dhe gëlltisnin pa mëshirë.
Prindërit me gatitën për lojën e rrezikshme
dhe të bukur të jetës
për tokën, ujin, ajrin dhe zjarrin.
I zhgënjeva, nuk munda të jem i kënaqur.
Shpresa e tyre rioshe për mua mbet e paplotë.
Me mendje iu dhashë cështjeve
të simetrisë së artit, rrjetës së tij të detajeve.
Më deshën trim. Nuk qeshë.
Një gjë s’më braktisi kurrë. Gjith’ krah meje,
ajo hije prej njeriu të trishtë
.



Remorse
by Jorge Luis Borges

I have committed the worst of sins
one can commit. I have not been
happy. Let the glaciers of oblivion
take and engulf me, mercilessly.
My parents bore me for the risky
and the beautiful game of life,
for earth, water, air and fire.
I failed them, I was not happy.
Their youthful hope for me unfulfilled.
I applied my mind to the symmetric
arguments of art, its web of trivia.
They willed me bravery. I was not brave.
It never leaves me. Always at my side,
that shadow of a melancholy man.


shqiperoi Majlinda Bashllari

0 comments:

Google