Nga Majlinda Bashllari
Një poemë e errët, por e fortë
është si një tumor malinj:
harbut dhe pushtues.
Ti e urren e s’e heq dot qafe.
Prek sadopak vargjet dhe ja tek
shndrrohen njëheri në kthetra,
lëshojnë rrënjë në mendje, përmbytin gjoksin në
një oqean trishtimi. Vetëm tani beson
sa pa dhimbje paskan qenë të djeshmet,
gjethet e kuqe të panjës në oborr dhe lulet e mollës
ngjeshur me diell. Dherat e kafenjta e qielli i blutë.
Gjithmonë aty dhe kurrë të vëna re.
Kur drita mpihet dhe ngjyrat arratisen
asgjeso më parë metaforat e rënda.
Ose shndrroji në një zinxhir të thjeshtë krahasimesh:
sa më pak të përsosura, aq më lehtë per t’u zhbërë.
Një poemë e errët sulmon si një kancer.
Shpërfill çdo ultimatum
për t’i dhënë fund aktrimit
si Zot në shtëpi të dikujt tjetër.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

0 comments:
Post a Comment