Sunday, January 15, 2012

Abetare Për Rutinën Ditore

nga Howard Nemerov

A-ja qëron një mollë, ndërsa B-ja përunjet para Zotit
C merr në tel D-në, që një dorë e ka
mbi gjurin e E-së, F-në e nget kolla, G po hap
një varr për H-në, nuk kuptoj mirë
pse J- po flak poshtë një derr balte
ndërsa K qëllon L-në kokë me një shkop gome,
O shkon në shtrat me P, dhe Q shembet i vdekur përdhe
R gënjen S-në, por ndodh të dëgjohet
prej T, që i thotë U-së të mos e pushojë nga puna V-në
vetëm pse i paska thënë W-së
se X është duke mashtruar Y
dhe Z-etën, të cilit sapo i ra ndër mend A-ja
që është duke qëruar një mollë diku, shumë larg.


Shqiperoi Majlinda Bashllari

0 comments:

Google