Wednesday, September 28, 2011

VALLJA NË FAVJAR (1)

Nga Mario Bellizzi

Sonte zëmë virrënezin (2) në tryesë
si të dejmë (3)
përpara një qelqi vere të Murxheve
tue thërritur pa turpë për gjitoninë
për njerëzit çë ikën
për miqtë çë vdiqën
për udhët me buhua (4)
për kuturunet (5) pa lule
për djepat e zbrazëta
edhe për dallëndyshet
çë të nëmurat
nuk bëjënë më folenë.
Çëkur gjitonia llaftarisin (6)
çëkur korrobaçrat (7) zunë vallen në fjavar
na erdhi nxea e gjitonisë (8).
Mosnjeri kujton
se Moti përmbyt përrallat
dhe ferrat me hithrën
vuan ngusht kush mbulon më udhë.



--------------------------------------------------------------------------------
Shpjegime fjalesh:

(1) Shkurt;
(2) rënkimet;
(3) pirë ;
(4) pluhur;
(5) enët;
(6) dergjet;
(7) fantasmat;
(8) po na grin meraku i gjitonisë

0 comments:

Google