Nga E. CANA
FUSHA E BLERTE E KOSOVES
1
Te shkoja ne Kosove kishte qene nje enderr e vjeter. Endrrat e hershme jane si dashuria e pare, koha rrjedh siper tyre grryen e shplan po deri atje thelle ku ato ruhen te paprekura nuk arrin dot kurre. Vetem vdekja mund t’i arrije, ka fuqine t’i zhbeje. Dikur ne koherat e lumtura te gjimnazit enderroja te shkoja te shikoja nje dite Parisin dhe Kosoven. Por cfare erdhi me pas nuk qe aq e lumtur; mbi endrrat mblidhej vazhdimisht pluhur e balte dhe ato zhyteshin thelle e me thelle. Vetem kur here pas here perpeliteshin atje poshte ndjeja se ishin akoma gjalle. Pastaj erdhen kohe udhetimesh, brodha gjithandej, por as ne Paris as ne Kosove nuk me coi hera. Per Parisin nuk e di akoma, por Kosoves i erdhi dita: qershor 2011, me siguri ne 100 vjetorin e ndonjeres prej atyre kryengritjeve te famshme per pavaresi.
Atje fillonte dashuria per Kosoven qe pastaj u kthye ne nje mall te gjate. Ne historine qe mesonim ne shkolle, ne perpjekjet e Kosoves qe ishin me te medha se te cdo krahine tjeter te Shqiperise e megjithate qe mbeti jashte saj. Pastaj me vuajtjet qe pesonte, me demonstratat per pavaresi, me krimet qe e gjakosen ne fund te shekullit, me behej gjithmone e me e dhembshur, gjithmone e me dashur. Dhe atehere doja te dija cdo gje per te, qe nga lindja, qe nga Dardania, dhe e mesova po pa shkelur kurre ne ate toke. Erdhi nje kohe kur na thuhej se dashuria per Kosoven fillonte me 1990. Por jo per mua, as per shume te tjere. Kishim qelluar dashnore te vjeter, kishim kohe qe e donim.
2
E quajtura Rruga e Kombit qe te conte ne Kosove, vetem ne rreth 70 km ishte e standarteve nderkombetare. Ne kete pjese s’mungonte asgje pervec mbikalimeve per kembesoret, por pjesa tjeter, nese ndonjehere do te kishte trafikun qe mendohej, do te duhej te zgjerohej e gjitha. Edhe prane Kukesit ku punimet qene lene pergjysem, rruga ishte bere, kurse urat kishin mbetur me nje kalim. Nderkaq trafiku ishte i ralle, per minuta te tera nuk shikoje mjet tjeter te udhetonte dhe, edhe per shkak te terrenit te xhveshur, vetmia ndjehej me teper. Gjate gjithe rruges ishte ndertuar vetem nje pike e vertete furnizimi, ngrenieje e shlodhjeje, ku ia vlente te qendroje: “Kastrati’.
Kamerieri ishte nga Oroshi dhe kur e pyeta si mund te shkohej atje, i habitur dhe i kenaqur sa s’behet nga ky interesim i pazakonte u be cope per te na kenaqur. Eshte vend i bukur, tha, ka pyje, livadhe te gjelber, s’ka si ai vend, merrni rrugen e vjeter, nuk eshte larg… Ne fund na solli nje kafe nga ana e vet dhe me nje ze ku ndjehej dukshem emocioni na tha: me keni respektue, ju qofte e mbare!

Dashuri e madhe e vendeve te vogla, mendova, kur u ndame pothuajse duke u perqafuar.
Ne Vermice procedohej ngadale dhe ftohte. Ndofta mund te kishin probleme me delikuente dhe kontrolli behej i imte. Matane kilometrat e para ishin te veshtira ne nje rruge provizore per shkak te punimeve te autostrades per ne Prishtine. Dukej qe po behej nje pune e madhe dhe qe do dilte nje rruge fort e mire. Me pas, kur udhetonim drejt Prishtines, ne nje rruge te ngushte gjithe dredha, te mbingarkuar me trailer te panumurte, bindeshe se ketu autostrada ishte nje domosdoshmeri.
Prizreni nuk ishte larg. Ndjehej qe ne fillim se ishte nje qytet i vjeter, jo vetem nga ndertesat e ulta, dyqanet e vegjel, argjendarite e panumerta, cunat qe sherbenin kafen dhe bozen me akullore shpesh duke kapercyer kalldremin e rruges, por edhe vete turma qe mbushte rruget sikur binte nje ere vjetersie. Vajzat moderne ishin te rralla, edhe ato gra te veshura mire te jepnin pershtypjen e shtepiakeve te devotshme me fytyrat pa nerv, te bindura e te permbajtura. Sa me teper njiheshe me qytetin aq me i huaj te dukej. I cuditshem, nuk e kisha menduar keshtu. Ne qendren historike dukej sikur s’ishte ndryshuar asgje, pervec nje retushi te lehte. Xhamia e madhe qe po riparohej, ca rruge te perdredhura qe dukej sikur ngaterroheshin njera me tjetren, dyqane te ulta mes tyre, nje ure e vjeter e gurte mbi lumin me shtrat jo kudo te sistemuar, peme aty ketu dhe nje turme amorfe qe nuk kuptohej perse ishte derdhur ne shesh ne nje levizje te paqellimte. Midis tyre shikoje jo rralle myslymane te moshuara me shami ne koke dhe pallto ngjyre gri te gjata deri ne fund te kembeve, gjithmone dy e nga dy dhe gjithmone futur krahun njera tjetres. Figura te tilla kisha pare vetem ne tv kur jepeshin pamje nga Bosnja. Asgjekundi tjeter ne Kosove nuk me zune syte pamje te tilla. Por mbi te gjitha fytyrat, shumica me tipare aspak familjare krahasuar me kudo ku kisha vajtur brenda e jashte Shqiperise. Ne menyre te vecante hunda dukshem e gjere dhe shtati pergjithesisht i shkurter. Ndjeja nje hutim te pergjithshem, ku jam ketu? Nje qytet ne te gjitha i nje mode te vjeteruar, te harruar qe mund ta gjeja me veshtiresi vetem ne kujtime te largeta te feminise. Me ne fund kur syte me vajten mbi tabelat sinjalizuese tregjuheshe shqip, sllavisht, turqisht/ qender, centar, merqez u kthjellova se ketu ishte nje race e perziere. Mora nje boze me akullore qe per hir te se vertetes ishte shume e mire dhe m’u kujtua se edhe ne Tirane ne nje periudhe tregtohej boze dhe salep. I kisha harruar fare po ja ku me dolen prape perpara. Ndarja nuk qenka kaq e lehte.
Prizreni, origjinalisht ka qene Prizrend po bashketingellorja e fundit ka rene me kohe, ishte qytet historik dhe kisha ardhur me shume kersheri e respekt aty. Shkova tek muzeu i Lidhjes se 1878-es. Ndertesat e vjetra ishin restauruar per bukuri nga jashte, por brenda ishte i varfer. Ca harta, faksimile ne turqisht, portrete, ndonje foto e kohes, pak orendi, qilima te vjeter pertoke ne ndertesen ku ishte zhvilluar mbledhja e Lidhjes, kurse ne ndertesen tjeter ku kishin bujtur delegatet akoma me keq, mbushur me manekine me veshje kombetare te vjetruara e te pluhurosura, piktura, shumica per habine time te madhe te stilit modernist ku shquhej nje autor me emer sllav. Kur po vizitonim dhomen e mbledhjes ndodhi nje incident,qe s’do ta kisha besuar po te mos kisha qene vete aty. Nje burre i shkuar ne moshe por trupmadh dhe fort i mbajtur, ne mes te nja kater a pese grave, filloi papritur te shante me ze te larte Ramen duke e akuzuar se flirtonte me greket ne dem te vendit. Mbetem te nemitur, c’ishte ky, kujt i fliste? Ai shikonte triumfues mbi kokat tona qe s’dinim c’te thoshim, kur nje grua e imte i doli perballe duke i kujtuar se ishte Berisha qe i falte detin grekut dhe jo Rama. Une jam gjakovare, i tha me nje veshtrim perbuzes burrit, qe s’guxoi te fliste me. Edhe kjo me duhej ketu, mendoja me vete duke lene muzeun me biletat 2 euroshe ne dore, ketu ne kete dhome ku ishin mbledhur burrat per bashkim. Te gjithe me kishin folur mire per Prizrenin por mua nuk m’u duk ashtu. Ndoshta ajo qe kisha pare nuk ishte nje dite si gjithe te tjerat. Ose une nuk isha ne diten time.
3
Rruga per Prishtine, pervecse permes masivit te Caraleves, qe ishte teresisht mbuluar me pyje gjethore shume te bukur, kalonte ne pjesen tjeter ne nje fushe te gjere. Nuk e dija qe kishte kaq shume fushe ne Kosove. Ne koken time e kisha menduar gjithmone vetem male te pakapercyeshem qe u kishin dhene historikisht mundesine per t’i rezistuar asimilimit sllav. Por malet ishin te gjithe per rreth kufirit, me te larte ata qe e ndanin me Shqiperine, kurse brenda ishte nje ultesire e bukur dhe e begatshme. Dhe ketu, ne fushe te hapur dhe pa keshtjella, te vetem e te pambrojtur, pa miq te fuqishem, ata kishin rezistuar per shekuj, kishin folur gjuhen e tyre, kishin ndjekur doket e tyre. Kishin vuajtur, ishin vrare, ishin degdisur rafshinave te Azise, ishin shtypur e poshteruar e megjithate i kishin duruar te gjitha dhe kishin mbetur ne kembe. Per ata qe nuk e njihnin historine do te mbetej perhere e pakuptueshme ajo energji e pashtershme e ketij populli. Ata qe kritikonin dhe e shihnin me shperfillje apo edhe perbuzje do te duhej ta njihnin me pare te shkuaren, ferrin ku kishte kaluar ky popull, per te kuptuar se c’force e fisnikeri fshihej pas atyre fytyrave te egersuara e te lodhura ne nje kalvar te perjetshem. Dhe mbi te gjitha, dikush kancelerive te Europes duhej te kuptonte me ne fund, qe ne ate toke mund te mbinte e te rritej vetem nje fare, fara e tyre e lashte dhe asgje tjeter. E kisha dashur Kosoven qekurse kisha mesuar se ekzistonte, tani qe isha ne token e saj e qe thithja ajrin e saj e doja akoma me teper, shume me teper, tashme nuk ndjehehesha me nje i huaj, isha i saj, perfundimisht. Gjate gjithe rruges me trokiste ne koke paprere nje varg i Eseninit “ gjalle je, moj nenokja ime..”. Dhe ajo toke e vuajtur sikur me pergjigjej: Gjalle une jam, dhe te kam pritur ...
4
Nga Prizreni ne Prishtine, prej ketej ne Peje e pastaj ne Gjakove dhe perseri ne Prizren per t’u kthyer ne Shqiperi.E kisha pare fushen e madhe te Kosoves tej e tej. Me kishin mbetur malet per heren tjeter.Por ajo qe nuk e kisha parashikuar, fusha paskish qene tej cdo imagjinate e bukur dhe e begate. Prandaj dhe e lakmuar aq shume. Gruri ishte ende i gjelbert , lartesite e vogla po ashtu mbuluar me gjelberim dhe fshatrat me shtepi te reja me pullaze alpine te kuqe , ngjanin ne ate det te blerte si varkeza qe sapo ishin kthyer dhe ankoruar ne portet e tyre te vogla.Mbas disa javesh kur fusha te zverdhej nga buka e ardhshme, gjithcka do te dukej si ne pikturat e Van Gohg-ut, me shtepizat si lulekuqe te medha ne grunjera. Por pa korbat e zinj. Ata ishin perzene dhe krrakerinin akoma andej nga veriu.
Nuk i hiqja dot syte nga kodrat , te buta,me forma te lemuara, mbuluar me pyje e livadhe alternuar mes tyre, si gjinj vajzash te reja, diku mbuluar, diku zbuluar. Livadhe kaq joshese vetem ne Vermosh kisha pare shume kohe te shkuara me pare. Nuk hyme dot ne asnje fshat brenda se ishim pas me kohen por duke u kaluar prane habitesha qe shtepite ishin te gjitha te reja dhe te grumbulluara ne ndryshim nga Shqiperia, qe ndertimet e reja ne fshat ishin te shperndara barbarisht, larg njera tjetres, neper tokat bujqesore. Dukej ketu kishte nje kulture tjeter, fshati ishte nje qender e vogel urbane, njerezit jetonin bashke. Mundet nga pervoja e se shkuares per te qene bashke, per t’u mbrojtur bashke, mundet nga pervojat e emigracionit; fshatra kaq te mbledhur vetem ne Gjermani kisha pare kur fluturoja mbi Europe. Shtepi te vjetra s’kishte pothuaj fare, te rejat pa teprime, ne krahasim me ketu, ato te Shqiperise dukeshin shume snobe. Pashe edhe shtepi te reja te shkaterruara nga lufta e fundit. Asnje monument nuk mund te fliste me mire se ato rrenoja per te mos harruar “qyteterimin” qe vinte nga Serbia.
5
Qytetet ishin tjeter gje. Prishtinen e prisja me te bukur. Kishte zona te kendshme, te pastra, me gjelberim e rregull por edhe te tjera qe te lodhnin. Disa ndertime ne qender me sillnin ndermend hotel Rogner, gjene me te shemtuar ne Tirane, me nje arkitekture sikur ta kishin kopjuar nga pallati i bashkimeve profesionale te republikes sovjetike te Bjellorusise. Me dukej se mungonte shija ose ishin te varfer. Mundet kjo e fundit sepse ndertohej pak. Per disa ndertesa te medha qe ishin ne pune e siper, investitoret ishin nga Tirana.
Te vinin te gjithe ketu do me dukej pune me mend se ne Shqiperi s’kishte mbetur me vend per te ndertuar. Sic i thone, t’i jepnin nje dore vellait qe po ndertonte shtepi te re. Shumica e qyteteve shqiptare keshtu ishin, nje pjese e vjeter dhe nje tjeter e re. Pjeset e reja ishin te rendomta, sidomos ne Kosove dhe te vjetrat te terhiqnin me teper edhe per kete arsye. Gjakova e vjeter, te cilen e kisha fort per zemer por edhe Peja ishin qytete te pelqyeshme. Ne carshine e vjeter te Gjakoves provova me ne fund suxhukun e famshem me fasule ardhur prej Kotorri, s’kishte gje me te shijshme. Sidomos kur me pas pije nje dhalle, apo me mire nje urle, te konfeksionuar ne gota te vogla kartoni.
Mbas luftes disa qyteteve ua kishin nderruar emrin, Suhareka ishte shndrruar ne Theranda, kurse Podujeva ne Besiana. Ishte e drejta e tyre dhe mua me pelqente qe ishin ndryshuar perseri ne rruge te kundert. Gjerat duhej te venin pak nga pak ne vendin e tyre. Ishte momenti kur ndryshimet mund te beheshin e pranoheshin natyrshem. Fushe e Korbave le te behej serish Fusha e Dardhave. Nje shtet shqiptar me qytetet me emra sllave te jepte nje pershtypje perversiteti. Ndarja duhej te ishte perfundimtare. Pastaj le te vinte koha e nje miqesie te re midis te barabartesh.
6
Nga qe tere kohen ishim ne udhetim pak njerez takuam, por kontaktet ishin shume miqesore, te dukej sikur diku ishim takuar me pare me te gjithe. Me kishin thene se na donin me shume dhe ishte e vertete. Ne hotel Ora ne Prishtine na thane se tarifa e nje dhome dyshe ishte 80 euro, por per shqiptaret jepej me 60. Ne hotel Begolli, Perparimi, nje djale i ri simpatik qe menaxhonte hotelin, na ndejti ne koke gjithe kohen sikur t’i kishim vajtur miq ne shtepine e vet. Hengrem ne Liburnia, nje restorant i improvizuar ne nje shtepi te vjeter kosovare, sherbehej brenda dhe jashte ne oborr, nje mjedis shume i kendshem e i ngrohte dhe ku gatimi ishte karakteristik: tave kosove, fergese kosove, suxhuk... Pronari me nje emer poetik, Valdrini, nuk u ndje kurre i bezdisur t’u pergjigjej pyetjeve tona te pafundme. Kudo, sapo kuptonin qe ishim shqiptare Tirane, beheshin menjehere miqesore, na ndihmonin e bile na shoqeronin te gjenim cfare kerkonim. Ne Prishtine, naten u c’orientuam dhe u detyruam te pyesnim me ndrojtje nje grup te zhurmshem djemsh e vajzash te reja. E ndalen lojen e tyre, na shpjeguan disa here se c’duhej te benim, pastaj kur e pane qe mbetem konfuze na dhane nje djale te na conte deri ne qender tek permendorja e Skenderbeut. Kur po e falenderonim na i preu shkurt: Jemi tanet !
Ne Peje para se te hynim ne gryken e Rugoves u ndalem ne nje lokal per nje kafe. Pronari na kerkoi ndjese per rremujen (??) nga qe nja 100m me tej ishin mbledhur njerez; nje fatkeq kishte humbur jeten ne lume nje dite me pare dhe ate dite shtihej ne dhe. Pyetem per rrugen pastaj u interesova per manastirin serb.
- Aty e ke, - nderhyri nje burre jo me teper se 40 vjec qe ishte ulur ne nje tavoline diku me tej. Po s’keni per te hyre dot brenda. E kane rrethuar me ushtare, tha, do ta mbrojne por nga kush? Ketu ka qene tere jeten, me dyer hapur tej e tej, askush s’e ka prek…
Kishte te drejte, tek manastiri i rrethuar me mure te larte me postroje mbas thasesh me rere, me armatim te rende, moren masa menjehere duke na larguar pa shume ceremoni kur donim t’i hidhnim nje sy manastirit nga kangjellat e deres.
-Si po ja beni tani pa serbet?
-Besa, s’po na merr malli,- ma priti me te njejtin ton dhe u ngrit per te vajtur tek morti.
Kur shkuam per te paguar, pronari na tha se i kish paguar te gjitha ai pejani fisnik. Na mbeti peng se as falemnderit s’i thame dot.
Ajo qe nuk e kisha pritur ato dy dite ne Kosove ishte shqipja e tyre. Kisha pandehur se do te kishim veshtiresi te medha po s’qe ashtu. Po te mos ishte tonaliteti i vecante i dialektit te tyre, harroje qe ishe ne Kosove.
7
Gryka e Rugoves ishte e nje bukurie natyrore te mahnitshme. Nuk do t’ia kisha falur vetes te mos e kisha pare. Patem pasur ne plan te ktheheshim nga Kosova duke lundruar ne liqenin e Fierzes, por nuk arrinim dot ne kohe, trageti nisej shume heret. Kur me tregonin se c’udhetim i bukur do te ishte neper shtratin e Drinit, ”hakmerresha” duke treguar per Malesine e Madhe, nga Kelmendi ne Vermosh, per luginen e Cemit me malet qe ngriheshin vertikalisht mbi te, pyjet e virgjera, livadhet e Vermoshit, kthjelltesine e Limit. Por megjithate Gryka e Rugoves me shtangu, ishte jashte cdo fantazie ajo qe natyra kishte gdhendur atje.
Nuk ishte thjesht nje lugine, ajo ishte me teper nje e care gjigande midis maleve e Pejes, qe bejne pjese ne Bjeshket e Namuna, rreth 2500 metra te larta. Udhetuam 9 km neper nje rruge te ngushte por te mire dhe pothuajse gjate gjithe gjatesise nga te dy anet malet ishin si te prere me thike. 1000 metra, 1500, nuk di sa, mure te gurte vertikale, nje tunel pa cati. Kush ka qene ne rrugicat e Manhatan-it mund ta imagjinoje cdo te thote vertikalisht, por atje i ka bere njeriu, ketu ne Gryken e Rugoves, natyra vete. Ketu duhej te kishte ndodhur nje shkeputje tektonike, sic ndodh rendom, por duhej te kishte qene shume e fuqishme dhe e shpejte. Vetem keshtu mund te shpjegohej qe faqet e maleve te shkeputur kishin mbetur vertikale, dhe kjo eshte mjaft e rralle. Do te habitesha sikur te mos kish ndonje legjende, qe nje perendi apo figure tjeter mitologjike ne zemerim e siper ta kishte care malin e Pejes ne mes, ashtu si legjenda popullore e grindjes se Tomorrit me Shpiragun, njeri me shpate tjetri me topuz, shenjat e te ciles jane akoma mbi ta.
Atje ne fund te carjes, kalonte nje lum qe quhej Lumbardha, dhe ishte vertete i bardhe, nga qe ishte gjithe kohen i shkumbezuar per shkak te pjerresise te madhe te rrjedhes dhe kishte ndihmuar per te hapur pak vend per rrugen. Qe atje poshte, ku dukej vetem nje rryp qielli i bukur, ndjeheshe i humbur, i mposhtur deri ne fund nga ajo sterfuqi e eger qe te impononte ajo faqe shkembore qe ngrihej pa fund mbi koken tende. O zot, te dilte vetvetiu dhe besoje se as zoti vete s’mund te ishte me i plotfuqishem se ky mal i shqyer me dysh. Nuk flisnim, nuk gjenim fjale te thoshnim ate tronditje dhe admirim njekohesisht, as tani nuk i gjej dot fjalet. Jane disa gjera qe vetem mund t’i ndjesh e s’i thua dot kurre. Gryka e Rugoves ishte njera nga ato. Por nuk ishte vetem kaq, mahnitja behej pa cak kur shikoje ate ashpersi shkembore te mbuluar me gjelberim. Nga fundi deri ne maje pyje te panderprere, dhe ajo qe ishte pertej imagjinates, peme te larta, ah dhe pishe 5-10 metra mbire e rritur ne faqen vertikale. Dhe jo nje e dy por me dhjetra. Si kishin mbire atje, si mbaheshin ne kembe, ku e gjenin ushqimin per tu rritur, ne c’menyre rrenjet e tyre te buta e kishin care shkembin thelle… As qe mund te kishte pergjigje; rrije e i shikoje nga poshte pa iu a hequr syte ne nje hutim te thelle si te ndodheshe para enigmes se jetes. Ketu nuk kishte me jo vetem fjale, po as mendim. Ishe dorezuar i teri dhe e pranoje pa asnje dhimbje. Nuk besoj se ishte ndonje gjuhe ne bote qe mund te kish krijuar fjale per te shprehur ate gjendje te njeriut. Po te mos e kishte shqipja e Grykes se Rugoves, asnje tjeter nuk mund ta kishte. Por as fjala, asgje tjeter qe kalonte nga koka, nuk do te mund ta jepte dot; e vetmja mund te ishte tingulli, muzika qe njeriu e nxjerr drejt nga shpirti duke dashur t’i shpetoje vuajtjes kur nuk eshte i afte te kuptoje ate qe ndjen.
Me pas, diku ku gryka zgjerohej disi dhe Lumbardha qetesohej per pak caste, ishin ndertuar disa lokale turistike. Njeri prej tyre, qe kishte per zot nje djale te ri me te gjitha hiret e nje burri te mencur e te bukur, me nje emer te vecante Labinot, ishte me te vertete i denje per Gryken e Rugoves. Nje ndertese dy katshe, e gjitha ne dru, jashte e brenda, disa dhoma hoteli ku hyje dhe s’te vinte me per te dale me te gjitha komoditetet, restorant i madh por dhe me ndarje intime, ne katin e siperm nje klub i mbuluar gjysme rrethor me dritare nga te gjitha anet dhe pas tij ne nje rreth me te gjere nje verande e zbuluar ne ajer te paster, i punuar me shije te zgjedhur kush e di nga c’mjeshter anonim i atyre aneve, nje veper arti ne vetvete, qe te linte pa goje. Kishte dhe te tjera te bukura, por jo si kjo e Labinotit. Sapo kishin filluar te investonin per turizmin dhe pas disa vitesh ky vend do te shndrrohej ne nje perle te rralle, prej punes plot pasion e art te ketyre djemve te zakonshem pejane.
Rruga vazhdonte edhe nja 15 km te tjera deri ne kufi, ku ne Qafen e Cakorrit, hyje ne Mal te Zi. Prej aty, sic dukej nga harta, rruga duhej te ishte e ngjashme me ate te Llogarase nga ana e Palases, me kthesa te panumerta per shkak te zbritjes se shpejte nga malet ne ultesire.
Kur u kthyem, ne te dale te Grykes mbushem nje shishe me uje burimi, bleme tek nje djale qe vinte nga 40 km larg, pothuaj nga Mitrovica, nje varietet luleshtrydhesh gjigande ne madhesine e nje dardhe te madhe dhe cuditerisht shume te embla, qe i cuam deri ne Tirane. Kur e pyeta djaloshin se cfare u bente qe ishin aq te medha e te shijshme, me tha se asgje, i ben vete vendi. Vend i bekuar, i thashe duke menduar gjithe Kosoven. Dhe u nisem drejt Gjakoves, ku kisha nje mik qe emrat e femijeve i kishte nxjerre te gjithe prej qytetit tim: Vlora, Vlorent..
8
Ne Vermice duke u kthyer kufiri m’u duk me absurd se kurre. Kisha vrapuar neper Kosove per dy dite dhe vetem sa i kisha ndjere eren, sa isha cmallur per pak. Do te kthehesha te rrija gjate, te shikoja edhe malet dhe te zbrisja Gryken e Kacanikut per ne Maqedonine shqiptare.
Pertej kufirit, rruges per ne Tirane, enderroja qe heren tjeter te hyja pa asnje formalitet ashtu sic hyja ne Vlore. Thjesht si ne vendin tim, ne shtepine time, pa trokitur ne porte.
Mireupafshim Kosove, per ty s’kam lamtumire.
PJESA IV
NE MALET E ZEZA TE VERIUT
1
Ne piken kufitare te Murriqanit me Malin e Zi, flitej shqip nga te dy palet. Ia jepje pasaporten shqiptarit dhe dy metra me tutje ta kthente malazesi. Ishte me lehte se te hyje ne Kosove. As pyetje, as bezdi, thjesht nje vule dhe mireupafshim. Por ne te dy anet kishte nga nje surprize...
Vijon…

1 comments:
Post a Comment